BRUKSEL – BE kërkon hetim lidhur me COVID-19

BRUKSEL, 5 maj /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian  kërkon hetim në mënyrë të pavarur dhe të detajuar për shfaqjen e COVID-19.

Zëdhënësja për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë të BE-së, Virginie Battu-Henriksson theksoi në një deklaratë se zyrtarët e BE-së dhe vendet anëtare do të mbështesin një projektligj lidhur me COVID-19 në Asamblenë Botërore të Shëdetësisë e cila do të zhvillohet më 18 maj.

“Projektligji synon rishikimin e hapave të ndërmarra në luftën kundër COVID-19 në përmasa globale si dhe nxjerrjen e mësimeve”, deklaroi Battu-Henriksson e cila shtoi se projektligji thekson rëndësinë e një reagimi të koordinuar dhe gjithëpërfshirës në praninë e OKB-së duke nxjerr në pah edhe solidarizimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Negociatat lidhur me projektligjin vazhdojnë. Në të njëjtën kohë projektiligji mbështet rishikimin në mënyrë të pavarur të mësimeve që do të nxirren nga lufta ndërkombëtare”, theksoi Battu-Henriksson.

“Ndërsa hetimi në mënyrë të detajuar për shfaqjen e virusit, do të sigurojë që zytarët të marrin vendime të bazuara në informacion”, tha Battu-Henriksson duke shtuar se edhe studimet shkencore do të sigurojnë kontribut në parandalimn e një krize të ngjashme shëndetësore në të ardhmen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.