Basha me drejtues të Shoqatës së Turizmit: Kërkesat e tyre të drejta, duhet të zbatohen sa më parë

TIRANË, 5 maj /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u takua sot me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, të cilët parashtruan disa kërkesa.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e PD, përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit u shpreh se kërkesat për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit janë të shumta, por më kryesoret janë pesë pika, ndihmën financiare, anulimin dhe shtyrjen e detyrimeve, bashkëpunimi me vendet e rajonit.

Nga ana e tij, Basha tha se të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të turizmit janë të drejta dhe duhen të zbatohen sa më parë nga qeveria.

Basha i siguroi punonjësit e sektorit të turizmit dhe përfaqësuesit e tyre se do të bëjë çmos që zëri i tyre të dëgjohet, me qëllim mbështetjen e turizmit si një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.