SPORT – Shtyhet Kampionati Botëror i Notit për në 2022

TOKIO, 4 prill /ATSH-MIA/- Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) ka shtyrë Kampionatin Botëror të notit nga viti 2021 për në maj të vitit 2022 në Fukuoka.

Datat e reja për ngjarjen janë nga 13 deri 29 maj, pas dy viteve, pra në vitin 2022. Shkak për këtë shtyrje u bë mospërputhja me Lojërat Olimpike në Tokio, të cilat u zhvendosën për në vitin 2021 për shkak pandemisë së koronavirusit.

Prefekti i qytetit Soçiçiro Takashima, tha se ndryshimi i datave dhe vitit në asnjë rast nuk do të ndikojë në numrin e disiplinave dhe pjesëmarrësve në Kampionatin botëror.

“Fukuoka do t’i sigurojë të gjitha kushtet më të mira për kampionatin e madh të notit”, theksoi ai.

”Kuptohet, pandemia na bën të gjithëve të kujdesshëm. Ne e vazhdojmë punën tonë dhe organizimin dhe do të jemi në nivel të lartë në vitin 2022”, theksoi Takashima. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.