SERBI – Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 14 ose 21 qershor

BEOGRAD, 4 prill /ATSH-AA/- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se ekzistojnë dy data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, ato janë më 14 ose 21 qershor, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet më 7 maj.

Ai deklaroi për televizionin “Pink” se ”data e zgjedhjeve në Serbi do të përcaktohet pas konsultës me palët që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje”.

Vuçiç tha se do të marrin sqarim nga Ministria e Mbrojtjes dhe pas kësaj me kryeministren dhe kryetaren e Kuvendit, pasi më 6 maj duhet të nënshkruajë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që duhet t’i dërgohet Kuvendit të Serbisë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.