SERBI – Vuçiç: I japim fund në mesjavë gjendjes së jashtëzakonshme të koronavirusit

BEOGRAD, 4 maj /ATSH-DPA/ – Të mërkurën e ardhshme, parlamenti serb do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të imponuar për shkak të epidemisë Covid-19, deklaroi presidenti serb. Aleksandar Vuçiç.

“Të enjten nuk do të ketë më shtetrrethim”, tha ai në një intervistë me televizionin serb, TV Pink.

Vuçiç vendosi gjendjen e jashtëzakonshme më 15 mars dhe më pas vendosi kufizime të kontaktit dhe lëvizjes duke përfshirë edhe shtetrrethim natën dhe në fundjavë.

Ushtria serbe u vendos për të ruajtur kufirin, spitalet dhe qendrat e migrantëve si dhe për të ngritur spitale për pacientët e infektuar pa simptoma të rënda.

Serbia raportoi dje 102 raste të reja me koronavirus dhe katër vdekje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 193./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.