Porti i Durrësit/ 7 500 tonë grurë në përpunim, 5 anije me kontejnerë në pritje

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Pesë anije me mallra dhe kontejnerë priten sot në portin e Durrësit.

Një anije tregtare me 7 500 tonë grurë sapo është ankoruar në Terminalin Perëndimor, ndërsa katër anije të tjera priten në port gjatë ditës së hënë.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “38 mijë tonë mallra të ndryshme, si grurë, qymyr, ure’ dhe melaminë, pritet të përpunohen prej tyre”.

Ndërsa nga anija “Fu Quan Shan” në Terminalin Lindor do të shkarkohen 21 mijë tonë qymyr.

Po sot në Terminalin e Kontejnerëve pritet të ankorohet anija “Pacific Dalian” me 365 kontejnerë. /k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.