Përmbajtja e testit të Maturës, Vrapi: Janë të hequra temat e realizuara nga marsi e në vijim

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Kështu u shpreh drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.

Nëpërmjet një videomesazhi drejtuar maturantëve, ajo thekson se “çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.

Në këtë kuadër, Vrapi nënvizon se “kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.

Ndër të tjera, drejtoresha e QSHA shprehet gjithashtu se “kujdesi i çdo specialisti hartues testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.

Linku për programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore: https://arsimi.gov.al/programet-orientuese-2019-2020-te-rishikuara-covid-19

/a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.