MEKSIKË – Rishikimi i rasteve të infektimit me COVID-19 tregon për shifra më të larta

MEKSIKO, 4 maj /ATSH-AFP/- Autoritetet shëndetësore meksikane e rishikuan numrin e infektimeve nga koronavirusi me gati 140 000 raste, sipas një modeli të mbikëqyrjes epidemiologjike të qeverisë.

Sipas këtij modeli, të publikuar të dielën, del se janë +104 562 më shumë raste, në krahasim me 23 471 të rapportuara deri më tani nga autoritetet.

I ashtuquajturi modeli i “mbikëqyrjes gjurmuese” funksionon në Meksikë që nga viti 2006 dhe bën të mundur ndjekjen e evolucionit të sëmundjes pa kryer testime masive mbi popullatën.

“Mbikëqyrja gjurmuese është efikase, sepse merr në konsideratë faktin që jo të gjitha rastet e vogla janë të dokumentuara”, tha zëvendëssekretari për Shëndetësinë, Hugo López Gatell në një konferencë për shtyp.

“Të pretendosh se mund ta matësh sëmundjen në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ishte një gënjeshtër”, shtoi ai.

Deri tani, nuk janë dhënë informacione të reja në lidhje me numrin e vdekjeve për shkak të COVID-19. Zyrtarisht, në Meksikë numërohen 2 154 të vdekur nga virusi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.