LONDËR – Trevelyan: Vetëm vaksina do ta frenojë COVID-19

LONDËR, 4 maj /ATSH-ANSA/ – Askush nuk është i sigurt nga kjo pandemi, derisa çdo individ i vetëm të jetë i sigurt, deklaroi sot ministrja britanike për Zhvillimin Ekonomik, Anne-Marie Trevelyan, ditën kur në Bruksel po zhvillohet edhe një konferencë donatorësh për kërkimin e një vaksine kundër koronavirusit, të bashkëkryesuar Britania e Madhe.

“Vetëm një gjë do të ndalojë pandeminë: një vaksinë. Të gjithë kontribuojmë në luftën kundër kësaj sëmundjeje në mënyra të ndryshme. Londra është zotuar të bëhet dhuruesja më e madhe e fondit ndërkombëtar për zhvillimin e një vaksine koronavirus, e cila do të shpëtojë jetën dhe burimet në të gjithë botën”, shpjegoi ministrja duke folur për iniciativën e nisur nga OKB dhe OBSH.

“Shkencëtarët tanë nga Universiteti i Oksfordit kanë filluar eksperimentet te njerëzit dhe janë duke bashkëpunuar me një model tjetër të suksesshëm britanik, AstraZeneca. Oksfordi është gjithashtu është i përfshirë me Adventin-IRBM italian në testimin e një vaksine me mbi 500 vullnetarë”, theksoi ministrja britanike për Zhvillimin Ekonomik, Anne-Marie Trevelyan./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.