KANADA – Rritet në 3 774 numri i viktimave nga COVID-19

TORONTO, 4 maj /ATSH-AA/ – Në Kanada janë regjistruar 312 viktima të reja si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 3 774 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas të dhënave më të reja nga Ministria Federale e Kanadasë, numri i të infektuarve është rritur me 4 664, në 59 474.

Mbi 90% e viktimave dhe të infektuarve janë regjistruar në provincat Ontario dhe Quebec.

Deri tani, në Quebec janë regjistruar 31 865 raste, ndërsa në Ontario 17 553.

Në provincat Ontario, Quebec, Alberta, Manitoba dhe Saskatchewan do të hapen disa kompani, të mbyllura për shkak të COVID-19. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.