IZRAEL – Arrin në 234 numri i viktimave nga COVID-19

KUDS, 4 maj /ATSH-AA/ – Izraeli konfirmoi sot dy viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e vdekjeve në 234.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 16 237.

Sipas ministrisë, 93 pacientë ndodhen në gjendje kritike, ndërsa të paktën 9 858 janë shëruar.

Në fund të muajit shkurt, Izraeli mori masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.