FRANCË – Bursat europiane në rënie të shqetësuara nga tensionet Kinë-SHBA

PARIS, 4 maj /ATSH-AFP/- Tregjet europiane të aksioneve përfunduan me rënie sot, pasi investitorët u treguan të tërhequr për shkak të rifillimit të tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës që mund t’i shtohen krizës shëndetësore.

“Investitorët u treguan të shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit midis SHBA-së dhe Kinës”, tha David Madden, analist në “CMC Markets”.

Kështu, vendet kontinentale u mbyllën në rënie të fortë: Parisi me -4,24%, Frankfurti -3.64%, Milano -3.70% dhe Madrid -3.60%.

Bursa e Londrës përfundoi me një rënie të vogël, -0,16%, pas humbjes së fortë me 2,34% të premten.

Pas një përgjumje të shkurtër, tensionet janë shfaqur përsëri midis Kinës dhe SHBA-së. Uashingtoni akuzon Pekinin se është pas pandemisë COVID-19 dhe Donald Trump ka theksuar edhe një herë kërcënimin me tarifa ndëshkuese.

Tregjet e aksioneve, gjithashtu, vazhdojnë të ndjekin shumë nga afër heqjen e masave të kufizimit të nisura në Europë, veçanërisht në Itali./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.