FOTO/ Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, falënderim për punën dhe sakrificat

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Me rastin e 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësim për punën dhe misionin e tyre.

Kryeministri publikoi një fotoalbum, duke theksuar se falënderon të gjithë zjarrfikësit shqiptarë.

“4 Maji, është Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve dhe gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë zjarrëfikësit shqiptarë për punën dhe sakrificat që bëjnë për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari a komuniteti në nevojë, sidomos gjatë kësaj periudhe sfiduese të emergjencës COVID19!”, thuhet në mesazh.

Ndërkaq, Kryeministri ndau edhe të dhënat e DPSHTRR-së.

Zjarrëfikësja ZIS 150, me patentë sovjetike, prodhuar me licencë të ZIS në Kinë me emrin Jieng Fang CA10 prej vitit 1965. Në Shqipëri i shërbeu Ushtrisë nga viti 1967. Mjeti RETRO ka impiante origjinale dhe u restaurua nga Mehdi Halilaj (dhe ekipi i tij) për koleksionin RON & Koleksionin e parë Zyrtar Shqiptar RETRO.

“Vite punë, orë pune pa fund për t’ia rikthyer publikut siç ka qenë në ditën e parë kur ka dalë në shërbim! Investim privat nga koleksionisti Arben Prrenjasi enkas për eventin N’Gaz, Nata Gala Retro dhe 20-vjetori i DPSHTRR!”, thuhet në material.

/gj.mima/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.