Agjencia Telegrafike Shqiptare

FINLANDË – Qeveria lehtëson masat

HELSINKI, 4 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria finlandeze deklaroi se do të lehtësojë masat lidhur me grumbullimin e qytetarëve, nga 10 deri në 50 persona dhe do të lejojnë rihapjen e bibliotekave dhe muzeve.

Masat u vendosën në marsit me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë, kryeministrja Sanna Marin deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në mars do të vazhdojë ende.

Marin theksoi se qeveria është e gatshme të marrë vendime të reja nëse situata e virusit ndryshon. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version