COVID-19 – Sanchez: Spanja rrezikon kaos nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk rinovohet

MADRID, 4 maj /ATSH-AFP/- Qeveria spanjolle paralajmëroi sot opozitën se vendi rrezikon të bjerë në kaos shëndetësor dhe ekonomik, nëse gjendja e jashtëzakonshme, e votuar për të përballur me pandeminë nuk rinovohet.

Qeveria e socialistit Pedro Sanchez, e kritikuar gjithnjë e më shumë për menaxhimin e saj të krizës së COVID-19, që tashmë ka vrarë më shumë se 25 000 njerëz në vend, do t’i kërkojë Dhomës të mërkurën që të votojë për rinovimin e gjendjes së jashtëzakonshme për një periudhë të re dyjavëre.

Kundërshtarët e tij e kritikojnë atë, në veçanti, për një kufizim të rreptë të lirisë së lëvizjes.

Partia Popullore (PP), forca kryesore e opozitës, këtë herë kërcënon të abstenojë përmes zërit të liderit të saj, Pablo Casado.

“Ne nuk mund të mbështesim zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kur kreu i qeverisë thotë se jemi në një fazë shpërkallëzimi, nuk duket e pajtueshme të vazhdojmë t’u kërkojmë spanjollëve për masa të jashtëzakonshme kundër të drejtave dhe lirive të tyre. Kjo nuk ka kuptim”, u shpreh kreu i PP-së.

“Përveç një mbështetjeje të gjerë nga popullata, gjendja e jashtëzakonshme po funksionon dhe si ministër i Shëndetësisë, unë duhet t’ju them se më mirë të mos përjetojmë përvoja që mund të na çojnë në kaos”, u shpreh, Salvador Illa.

Spanja regjistroi 164 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, të njëjtin numër si një ditë më parë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.