BRUKSEL– Guterres njofton konferencë të dytë donatorësh për COVID-19

BRUKSEL, 4 maj /ATSH-DPA/ – Për zhvillimin e mjeteve të nevojshme në luftën kundër koronavirusit, duhen rreth 40 miliardë dollarë, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres një konferencë ndërkombëtare donatorësh.

“Kjo kërkon përpjekjen më masive të shëndetit publik në histori”, shtoi Guterres.

Ai mirëpret ndihmat financiare që fillimisht synojnë të arrijnë 7,5 miliardë euro, duke e quajtur këtë, një pagesë për zhvillimin e mjeteve të reja në shpejtësinë e nevojshme.

“Por, për ta bërë të mundur për të gjithë, kudo që ndodhen, do të na duhet pesëfishi i kësaj shume”, theksoi Guterres.

Ai njoftoi se në fund të majit do të zhvillohet një tjetër konferencë donatorësh. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.