BRUKSEL – BE autorizon ndihmën franceze prej shtatë miliardë eurosh për “Air France”

BRUKSEL, 4 maj /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian autorizoi sot Francën të japë një ndihmë prej shtatë miliardë eurosh për Air France për të përballuar pasojat e krizës së koronavirusit.

“Kjo garanci dhe kjo kredi e dhënë nga Franca, me një vlerë prej shtatë miliardë eurosh, do të do të sigurojë për Air France likuiditetet për të cilat ka një nevojë urgjente për t’i rezistuar pasojave të pandemisë”, theksoi komisionerja europiane për konkurrencën, Margrethe Vestager, cituar në një komunikatë.

Ekzekutivi i BE-së, mbështetësi i konkurrencës në BE, zbuti rregullat e tij të ndihmës shtetërore në mes të muajit mars për t’i lejuar ata të mbështesin bizneset në nevojë.

Për Air France, kreditë franceze do të ndahen në katër miliardë kredi bankare të garantuara 90% nga Shteti dhe  tre miliardë kredi direkte nga shteti, me angazhimet për të përmirësuar rentabilitetin dhe për të zvogëluar emetimet e CO2./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.