Apeli i OBSH-së: Shmangni grumbullimet në objektet e kultit

TIRANË, 4 maj/ATSH/Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përgatitur një informacion ndërgjegjësues në lidhje me rekomandimet për ndalimin e grumbullimeve për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Posteri ndërgjegjësues i OBSH-së i cili përfshin edhe rekomandimin për ndalimin e grumbullimeve në objektet e kultit, është publikuar edhe në Shqipëri, siç është publikuar në çdo vend anëtar të OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se pavarësisht se nga kjo e hënë kanë nisur lehtësimet, qytetarët duhet të shmangin grumbullimet.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale. Ja çfarë nënkupton distancimi social: ruani distancë 1 metër nga njëri-tjetri. Shmangni vendet e populluara si grumbullimet fetare”. z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.