AIDSSH mbështetje ish-të përndjekurve për t’ua lehtësuar aktivitetin intelektual dhe krijues

E vetmja gjë që di të bëj është të shkruaj – Shkëlqim Abazi

“E vetmja gjë që di të bëj është të shkruaj. I kam shkruar këto histori që t’i lë pas, jo që t’i marr me vete,” thotë Shkëlqim Abazi, autori i librave “Repsi, kampi i punës së detyruar” dhe “Spaçi, varri i të gjallëve” që sjellin dëshmi të burgimit të tij të gjatë në diktaturë.Shkëlqim Abazi lindi më 23 dhjetor 1951 në Berat, ku jeton edhe sot. I akuzuar për agjitacion e propagandë dhe përpjekje për arratisje nga Shqipëria, pa mbushur 17 vjeç, ende i mitur, Shkëlqimi e kreu dënimin në burgun e Spaçit, ku ishte pjesë e revoltës së 21-23 majit 1973.Si i burgosur, ai ka dëshmuar ekzekutimet dhe torturat psikologjike e fizike ndaj shokëve dhe vetë atij, të cilat i cilëson si “tortura brenda torturave”. Pasojat e atij abuzimi, Shkëlqimi i vuan ende sot, nga goditjet në kokë, te problemet me shikimin e dëgjimin…Shkëlqimi thotë se vetëm besimi në Zot dhe bindja se një ditë, e mira dhe e drejta do të triumfonin e diktatura do të binte e motivonin dhe e shtynin të mbijetonte në burg, me qindra shokë bashkëvuajtës. Këto ditë kur pandemia përbën kërcënim të shtuar për moshën e tretë, që për këtë arsye është mbyllur në shtëpi, duke kufizuar aktivitetet e përditshme sociale, stafi i AIDSSH-së zgjodhi t’u ndodhet pranë ish-të përndjekurve në këtë periudhë sfiduese, duke kuptuar nevojat e tyre, për t’ua lehtësuar aktivitetin intelektual dhe krijues.Për këtë arsye, ne themeluam një fond modest nga të ardhurat personale të stafit, që shërben si një tjetër urë komunikimi mes AIDSSH dhe atyre. Mbështetja jonë shkon për kontributin që ata mund dhe duhet t’i japin shoqërisë, në emër të solidaritetit, besimit tek e vërteta dhe vlerat njerëzore. Në Berat, pranë z. Shkëlqim Abazi shkoi Sekretari i Përgjithshëm i AIDSSH, z. Skënder Vrioni, njëherësh bashkëqytetar i tij.Më herët, AIDSSH ka bashkëpunuar me z. Abazi në kuadër të projektit “Edhe muret kanë veshë” me dëshmi të të mbijetuarve të diktaturës, të mbledhura në mbarë vendin.@Shkelqim Abazi @Skënder Vrioni#StafiAidssh

Gepostet von Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 am Montag, 4. Mai 2020

TIRANË, 4 maj /ATSH – I. Vata/ “E vetmja gjë që di të bëj është të shkruaj. I kam shkruar këto histori që t’i lë pas, jo që t’i marr me vete,” thotë Shkëlqim Abazi, autori i librave “Repsi, kampi i punës së detyruar” dhe “Spaçi, varri i të gjallëve” që sjellin dëshmi të burgimit të tij të gjatë në diktaturë.

Pranë banesës së Shkëlqim Abazit në Berat shkoi Sekretari i Përgjithshëm i AIDSSH, Skënder Vrioni.

“Këto ditë kur pandemia përbën kërcënim të shtuar për moshën e tretë, që për këtë arsye është mbyllur në shtëpi, duke kufizuar aktivitetet e përditshme sociale, stafi i AIDSSH-së zgjodhi t’u ndodhet pranë ish-të përndjekurve në këtë periudhë sfiduese, duke kuptuar nevojat e tyre, për t’ua lehtësuar aktivitetin intelektual dhe krijues. Për këtë arsye, ne themeluam një fond modest nga të ardhurat personale të stafit, që shërben si një tjetër urë komunikimi mes AIDSSH dhe atyre.  Mbështetja jonë shkon për kontributin që ata mund dhe duhet t’i japin shoqërisë, në emër të solidaritetit, besimit tek e vërteta dhe vlerat njerëzore”, shprehet AIDSSH.

Shkëlqim Abazi lindi më 23 dhjetor 1951 në Berat, ku jeton edhe sot. I akuzuar për agjitacion e propagandë dhe përpjekje për arratisje nga Shqipëria, pa mbushur 17 vjeç, ende i mitur, Shkëlqimi e kreu dënimin në burgun e Spaçit, ku ishte pjesë e revoltës së 21-23 majit 1973.

Si i burgosur, ai ka dëshmuar ekzekutimet dhe torturat psikologjike e fizike ndaj shokëve dhe vetë atij, të cilat i cilëson si “tortura brenda torturave”. Pasojat e atij abuzimi, Shkëlqimi i vuan ende sot, nga goditjet në kokë, te problemet me shikimin e dëgjimin…

Shkëlqimi thotë se vetëm besimi në Zot dhe bindja se një ditë, e mira dhe e drejta do të triumfonin e diktatura do të binte e motivonin dhe e shtynin të mbijetonte në burg, me qindra shokë bashkëvuajtës.

Më herët, AIDSSH ka bashkëpunuar me Abazi në kuadër të projektit “Edhe muret kanë veshë” me dëshmi të të mbijetuarve të diktaturës, të mbledhura në mbarë vendin. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.