TURQI – 61 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

ANKARA, 3 maj /ATSH-AA/ – Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 3 397, me 61 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, deklaroi sot ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i të diagnostikuarve me koronavirus po ashtu është rritur në 126 045, me 1670 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Ministri turk theksoi se numri i të shëruarve ka shkuar në 63 151, pasi 4 892 pacientë të tjerë pasi u shëruan janë aktualisht në shtëpi.

Koca theksoi se për herë të parë që nga 11 marsi, numri i pacientëve të shëruar ka tejkaluar numrin aktual të pacientëve me COVID-19 në Turqi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.