Riatdhesimi i qytetarëve amerikanë/ Fluturim charter nga Tirana në Londër më 7 maj

TIRANË, 3 maj /ATSH – I. Vata/- Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton qytetarët amerikanë mbi një fluturim charter nga Tirana në Londër, që niset të enjten 7 maj.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se “avioni niset nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës në orën 12:00 dhe mbërrin në aeroportin Luton të Londrës në orën 14:00. Një biletë kushton 299 Euro. Për shkak të kufizimeve të tranzitit në Londër, ky udhëtim është i vlefshëm vetëm për qytetarët amerikanë, megjithëse rezidentët ligjorë të përhershëm amerikanë me një vizë të vlefshme të Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu mund të kualifikohen”.

“Nëse jeni qytetar amerikan ose rezident ligjor i përhershëm amerikan (me një vizë të vlefshme të Mbretërisë së Bashkuar) dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutemi të nisni menjëherë një email në [email protected]. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2z0KkYG”, shprehet ambasada. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.