IPARD/ AZHBR, vijon me shqyrtimin e kërkesave të thirrjes e dytë

TIRANË, 3 maj /ATSH/- Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) po vijon monitorimin e kontratave që kanë fituar në thirrjen e parë të programit IPARD si dhe me shqyrtimin e kërkesave që janë dorëzuar në thirrjen e dytë të këtij program.

AZHBR njofton se, në kushtet e masave kundër COVID-19, ekspertët e institucionit po punojnë pa u ndalur për këto procese, pas një ngadalësimi që pati në periudhën e parë të shfaqjes së virusit në vendin tonë.

Deri tani me thirrjen e parë janë lidhur kontrata investimi në vlerën e 58 milionë lekëve.
Përfitues të kontratave janë fermerë, biznese të agrobiznesit që janë aplikuar për të tre masat mbështetëse të programit IPARD –II,: ”Investime në asete fizike në ferma bujqësore”; ”Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit”; “Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit”. e.xh//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.