TIRANË, 3 maj/ATSH/- Pavarësisht masave shtrënguese të vendosura nga autoritetet për frenimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Projektin SANECA, vijon përgatitjet për etapat e radhës në procesin e negociatave për anëtarësim.
SANECa është një projekt i financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga GIZ, që mbështet përgatitjet e Qeverisë shqiptare për negociatat e pranimit në BE në kapitujt e zgjedhur ekonomik (Kapitulli 1, 3, 20 dhe 28).
Për dy ditë me radhë u zhvillua një diskutimi online për finalizimin e analizës mbi situatën aktuale të përafrimit të legjislacionit vendas me acquis të Bashkimit Europian në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave.
Mbi 30 pjesëmarrës nga MFE dhe ministritë e tjera të linjës dhe institucionet e tjera përgjegjëse për këtë kapitull diskutuan mbi nivelin e përafrimit me standardet evropiane për liberalizimin e tregut të mallrave Shqipëri-BE.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë rënë dakord njëzëri në mbledhjen online të 24 marsit që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
/a.gjonaj/j.p/