Dita Ndërkombëtare/ Norman: Të përkushtuar ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtave të njeriut

TIRANË, 3 maj /ATSH – I. Vata/- “Britania mbetet e përkushtuar ndaj lirisë së shtypit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në të gjithë botën”, tha sot ambasadori  i Britanisë Madhe, Duncan Norman, në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit.

Ambasadori Norman  shprehet se “në Shqipëri, projektet tona përqendrohen në mbështetjen për alfabetizimin mediatik dhe luftën ndaj dezinformimit përmes trajnimit të gazetarë. Ne po mbështesim platforma për kontrollin e fakteve dhe forcojmë bashkëpunimin midis medieve dhe organizatave të shoqërisë civile. Po kontribuojmë gjithashtu në edukimin juridik dhe në mbrojtjen e të drejtave të punës për gazetarët”.

“Media e lirë ndihmon në mbrojtjen të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien e kujtdo që mban pushtetin. Sot më shumë se kurrë duhet ta mbrojmë”, tha ambasadori Duncan Norman. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.