Braçe: Shoqërisë sonë i bën mirë e vërteta faktike, liria e shtypit është instrumenti

TIRANË, 3 maj /ATSH – I. Vata/- Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit tha se liria nuk dhurohet, fitohet, kultivohet, përdoret, mbrohet.

Braçe shprehet se çdo gazetari në këtë vend, i dua më të mirën e lirisë, të vërtetën.

“Liria ka vlerë veç për të vërtetën! Liria për gjetur e thënë të vërtetën,  për të pyetur e marrë përgjigje, për të njohur e marrë fakte, për t’i thënë kudo e kurdo, për të kontrolluar pushtetet, posaçërisht kur janë shumë e të fortë, vlen, patjetër që vlen! E vërteta nuk mund të jetë e njëanshme, jo vetëm sipas pushteteve, as vetëm sipas kritikëve politikë, asfare vetëm sipas pronarëve interesa shumë të një apo disa medieve, as vetëm sipas ditës e as vetëm sipas interesit të momentit, kohës; por sipas fakteve!”, shprehet ai.

Po ashtu, Braçe shton se “faktet nuk mund të jenë sekret, por publike, të arritshëm,  të publikueshëm. Nëse jo, pra dikush i fsheh, kyç, zhduk, liria duhet të jetë thelbi për të shkuar tek e vërteta e plotë! Shoqërisë sonë i bën mirë e vërteta faktike; liria e shtypit është instrumenti”. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.