1 190 familje të ndihmuara me ushqime në Urën Vajgurore

TIRANË, 3 maj, ATSH/ Në bashkinë e Urës Vajgurore janë ndihmuar me ushqime 1 190 familje.

Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj thotë se falë numrit jeshil të vënë në dispozicion të qytetarëve, u është ardhur në ndihmë 278 kërkesave të tyre. Sipas saj, është ofruar asistencë pranë 440 familjeve.

“Në këtë periudhë kanë marrë ndihmë ushqimore, 1 190 familje, të shpërndara në gjithë territorin. I jemi pergjigjur 278 kërkesave të ardhurave në numrin jeshil 0800 7171.
Kemi dhënë rreth 440 asistenca ne familje që kanë patur nevojë.
Në dhënien e kësaj ndihme, një kontribut të veçantë kanë pasur edhe donatorët, ku në bashkinë Ura Vajgurore renditen 15 të tillë”, thotë ajo.

Sipas Memajt, pjesë e paketës kanë qenë edhe pensionistët e vetmuar, familje në ndihmë ekonomike, familje me fëmijë me aftësi të kufizuar, familje që kanë rezultuar me kryefamiljaret te papunë per shkak te pandemisë dhe që nuk kanë qenë të regjistruar në zyrat e punës. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.