Operacionet humanitare/ Prefekti i Gjirokastrës, Aliaj për ATSH-në: 64 familje në nevojë u ndihmuan me pako ushqimore

TIRANË, 2 maj/ATSH/ bashkitë e qarkut Gjirokastër vazhdon puna për shpërndarjen e ndihmave dhe ofrimin e asistencës për shtresat në nevojë.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, tha për ATSH-në se “janë asistuar ditëne djeshme me produkte ushqimore 64 familje, me produkte mjekësore 6 familje dhe me shërbime të tjera në 16 familje”.

Sipas tij, situata nё qarkun Gjirokastёr vazhdon tё paraqitet e qetё, pa asnjё rast tё prekur me virusin COVID-19.

“Shtabi Koordinues nё qark vijon koordinimin e veprimtarive tё tё gjitha njёsive tё vetёqeverisjes vendore, institucioneve shtetёrore nё nivel vendor dhe strukturave pёrgjegjёse pёr realizimin e detyrave në kuadrin e zbatimit të akteve normative dhe urdhёrave përkatëse tё nxjerra pёr situatёn e krijuar nga virusi COVID-19”,- tha prefekti.

Prefketi u shpreh se “nga Drejtoria Rajonale e Fondit Gjirokastër është kryer shpërndarja e medikamenteve tek pensionistët mbi 65 vjec qё jetojnё vetёm nё banesё, përkatësisht 5 pensionistë të kësaj kategorie kanë përfituar këtë shërbim”.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe degët territoriale do të vazhdojnë punën e tyre në zbatim të detyrimeve ligjore dhe planit të veprimit të Prefektit të qarkut në situatën e krijuar nga COVID-19./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.