Këmbimi valutor në një javë/ Leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 2 maj /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës së fundit të muajit prill, (25-30) Leku  forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fillimjavën e fundit të muajit prill, valutat shënuan vlerat më të larta në këmbim me lekun, ndryshe nga fundjava, ku u zhvlerësuan ndjeshëm në raport me monedhën vendase.

Kështu, euro nga 123.82 lekë që këmbehej të hënën, u zhvlerësua në 123.40 lekë në datën 30 prill.

Monedha e gjelbër humbi 0.71 lekë  gjatë kësaj jave. Ajo këmbehet 113.55 lekë nga 114.26 lekë që ishte në  fillim javë.

Gjithashtu Paundi Britanik nga 142.08 lekë ra në 141.91 lekë në fundjavë dhe Franga Zvicerane këmbehet me 116.95 lekë nga 117.52 lekë që ishte në fllim javë.

Gjithësesi tregu i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshmëm dhe brenda pritshmërisë së  Bankës së Shqipërisë. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.