IRLANDË – Varadkar: Shkollat do të rihapen në shtator

DUBLIN, 2 maj /ATSH-AFP/ – Shkollat nuk do të hapen para muajit shtator, theksoi kryeministri irlandez, Leo Varadkar duke njoftuar një zgjatje deri më 18 maj të kufizimit të vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Ndryshe nga aktivitetet e tjera ekonomike, që mund të rifillojë me faza duke nisur që nga heqja e kufizimit, shkollat dhe universitetet do të rihapen në shtator, tetor, në fillim të vitit të ri akademik”, theksoi Varadkar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.