FOKUS – Mbi 3.4 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

ANKARA, 2 maj /ATSH-AA/ – Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifrën 3,4 milionë.

Gjithsej janë regjistruar 3 401 394 raste me koronavirus, sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 1 131 492 pacientë, ndërsa pas saj renditen Spanja me 242 988 raste, Italia me 207 428, Britania e Madhe me 177 454, Franca me 167 346, Gjermania me 164 077, Turqia me 122 392, Rusia me 114 431 dhe Irani me 95 646 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendi i origjinës së virusit, janë konfirmuar 82 875 raste.

Vendet e tjera me mbi 10 000 të infektuar janë si më poshtë:

Brazili (92 202), Kanadaja (55 061), Belgjikë (49 032), Peruja (40 459), Holanda (39 731), India (37 336), Zvicra (29 705), Ekuadori (26 336), Portugalia (25 351), Arabia Saudite (24 097), Suedia (21 520), Irlanda (20 833), Meksika (20 739), Pakistani (18 114), Singapori (17 101), Kili (17 008), Izraeli (16 101), Austria (15 531), Japonia (15 017), Bjellorusia (14 917), Katari (14 096), Polonia (13 105), Emiratet e Bashkuara Arabe (13 038), Rumania (12 567), Ukraina (10 861), Koreja e Jugut (10 780) dhe Indonezia (10 551). / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.