Vrojtimi i BSH-së/ 94% e familjeve zotërojnë 1 deri 2 prona të patundshme

TIRANË, 1 maj /ATSH/- Banka e Shqipërisë publikoi rezultatet e vrojtimitt mbi “Gjendjen Financiare dhe Huamarrjen e Familjeve për 6 mujorin e dytë të 2019-s”, sipas së cilës rreth 94% e familjeve (totali i kampionit të intervistuar) zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi.

Sipas vrojtimit, 2% e të intervistuarave, deklarojnë se zotërojnë më shumë së 2 prona të patundshme (shtëpi dhe tokë/dyqan etj.), dhe 4% kanë deklaruar se nuk zotërojnë asnjë pronë. Në grupin e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare, rezulton se depozitat dhe/ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të familjeve (71% e rasteve të raportuara) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (85% e rasteve).

Raporti bën të ditur se, këto pesha kanë rezultuar në rritje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë.

e.xh//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.