“Pa u mbushur 90 orë arrestohet autori i ngjarjes në Durrës”, Braçe: Një bravo e madhe për oficerët e Policisë së Shtetit

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Shtetit, në arrestimin e vrasësit të katër shtetasve në Durrës.
“Nuk janë mbushur 90 orë akoma; Policia e Shtetit zbardh, gjen, arreston vrasësit e katër shtetasve vrarë në Durrës në mars e 90 orë më parë, gjen dhe armët e krimit, makinën e mjete të tjera të përdorura!” – shprehet Braçe.
“Një bravo e madhe për oficerët e Policisë së Shtetit, ata të departamentit kundër krimeve të rënda, forcave speciale dhe prokurorit në krye të hetimeve në Durrës!” – tha Braçe.
Braçe fton kreun e opozitës të përshëndesë aksionin e Policisë së Shtetit.
“Tani ftoj edhe Lulëzim Bashën e gjithë zëdhënësit e tij të duartrokasin Policinë e Shtetit për vrasjet e zbardhura e vrasësit e kapur”, shprehet Braçe. /a.a//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.