Kosovë/ Ambasadori britanik: Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë pa frikë

PRISHTINE, 1 maj /ATSH/ -Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott tha se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet. Ai u shpreh se vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen nga të gjithë.

Diplomati britanik tha se Kushtetuta dhe proceset që ajo mbulon duhet të respektohen nga të gjithë aktorët politik.

“Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, unë besoj se është po aq e rëndësishme si kurrë më parë që Kushtetuta, dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë aktorët politikë. Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë në gjendje të veprojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, tha Nicholas Abbott./KosovaPress/ /e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.