IRAN – Rritet në 6 091 numri i viktimave nga COVID-19

ANKARA, 1 maj /ATSH-AA/ – Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë regjistruar 63 viktima të reja, duke e rritur në 6 091 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Në një deklaratë të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhëniet me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour deklaroi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 63 viktima dhe 1 006 raste të reja me COVID-19.

“Numri i viktimave ka arritur në 6 091 ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 95 646, prej të cilëve 2 899 ndodhen në gjendje të rëndë”, theksoi  Jahanpour.

“Numri i të shëruarve ka arritur në 76 318”, shtoi ai.

Sipas tij, deri tani janë kryer 475 023 teste për COVID-19. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.