FOKUS – Mbi 3,3 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

ANAKARA, 1 maj /ATSH-AA/ – Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën arriti në mbi 3,3 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i të infektuarve në mbarë botën ka arritur në gjithsej 3 000 301.

Vendi me numrin më të madh të rasteve është renditur SHBA-ja me 1 093 198 raste, ndërsa pas saj renditen Spanja me 239 639, Italia me 205 463, Britania e Madhe me 171 253, Franca me 167 178, Gjermania me 163 009, Turqia me 120 204, Rusia me 106 498 dhe Irani me 94 640.

Ndërkohë në territorin kryesor të Kinës ku është shfaqur virusi janë regjistruar 82 862 raste.

Vendet e tjera me mbi 10 000 raste renditen si më poshtë:

Brazili me 85 380 raste, Kanadaja me 53 021, Belgjika me 48 519, Holanda 39 316, Peruja 36 976, India 34 862, Zvicra 29 586, Portugalia 25 045, Ekuadori 24 934, Arabia Saudite 22 753, Suedia 21 092, Irlanda 20 612, Meksika 17 799, Pakistani 16 473, Singapori 16 169, Kili 16 023, Izraeli 15 946, Austria 15 452, Bjellorusia 14 027, Japonia 14 677, Katari 13 409, Polonia 12 877, Emiratet e Bashkuara Arabe 12 481, Rumania 12 240, Koreja e Jugut 10 765, Ukraina 10 406 dhe Indonezia 10 118. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.