Strategjia e hapjes në tri nivelet e riskut/ Tomini: Rritje e kapacitetit të gjurmimit në 90%

TIRANË, 30 prill/ATSH/ Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se hapja do të monitorohet dhe vlerësohet me një interval kohor prej 14 ditësh.

“Hapja e masave do të monitorohet me një interval kohor prej 2 javësh apo 14 ditësh ndërkohë ky vlerësim 14-ditor do të vazhdojë më pas me lirimin e masave duke parë kufizimet e distancimit social dhe të lëvizjes së popullatës, do të monitorohen për një periudhë 2-mujore, 60 ditë”, – tha ajo.

Tomini sqaroi se pas hapjes do të rritet kapaciteti i gjurmimit nga 70% në 90%.

“Pra, kjo do të thotë që këto lloj kufizimesh do të fillojnë gradualisht duke u vlerësuar dhe duke lejuar një numër të caktuar kontaktesh apo grupime masive. Një tjetër rekomandim është respektimi rigoroz i masave personale ndërkohë i kapaciteteve në drejtim të hetimit epidemiologjik dhe gjurmimit të kontakteve të kapacitetit do të rritet nga 70 në 90% gjurmim. Këto janë elementë kryesorë që mbështesin nivelin e riskut”, tha Tomini. z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.