“Shqipëria punon tokën”/ Balla: Konsumoni prodhime shqiptare


TIRANË, 30 prill/ATSH/ Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, prodhimet bujqësore shqiptare kanë shënuar rritje.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot shqiptarët që të konsumojnë sa më shumë prodhime “Made in Albania”.

“Mirëmëngjes, Shqipëria punon tokën. Konsumoni prodhime shqiptare”, tha Balla ndërsa ndau një video nga fushat e punuara.

Në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.