MASHTI njoftim të rëndësishëm për nxënësit që ndjekin mësimin online

MASHTI njoftim të rëndësishëm për nxënësit që ndjekin mësimin online

PRISHTINE, 30 prill /ATSH/ -Pas hyrjes në fuqi të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë, në të gjitha shkollat është ndërprerë procesi mësimor.

Nxënësit janë duke e marr mësimin përmes platformës e-mësimi që transmetohet në televizionin publik.

Pasi 1 maji është ditë pushimi për arsye të Ditës Ndërkombëtare të Punës, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së premte do të ritransmetohen edhe ditën e shtunë më 2 maj, sipas orarit të njëjtë./KosovaPress//e.m/ /a.a/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.