FRANCË – 289 vdekje të reja në 24 orët e fundit

PARIS, 30 prill /ATSH-AFP/- Koronavirusi ka shkaktuar 289 vdekje shtesë në Francë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24 376 vdekje, të vlerësuara që nga 1 marsi, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, profesor Jérôme Salomon.

“Shërbimet e reanimacionit tregojnë përsëri një ekuilibër negativ, me -188 pacientë, në krahasim me një ditë më parë”, tha Salomon.

Nga sot, numri i pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 është 26 283.

“Rreth 50 000 pacientë (49 476) janë shëruar që nga fillimi i epidemisë”, shtoi ai.

Në pritje të heqjes së planifikuar të kufizimeve nga 11 maji, qeveria ka vendosur 35 departamente në “të kuqe”, përfshirë të gjithë rajonin e Parisit dhe pjesën verilindore të vendit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.