COVID-19 – PSG kampion: Ia dedikojmë titullin personelit mjekësor dhe heronjve të tjerë

PARIS, 30 prill /ATSH-AFP/-  Ekipi i futbollit Paris Saint-Germain, i kurorëzuar kampion pas ndërprerjes para kohe të kampionatit L1 nga Liga Profesionale e Futbollit (LFP), ia kushtoi titullin e tij të gjithë personelit të kujdesit shëndetësor dhe heronjve të tjerë të përditshëm në vijën e parë kundër koronavirusit, tha sot presidenti i ekipit, Nasser Al-Khelaïfi.

“Ne dëshirojmë t’ia kushtojmë këtë titull kampioni të gjithë personelit mjekësor dhe heronjve të tjerë të përditshëm, përkushtimi dhe vetëmohimi i të cilëve për shumë javë ka fituar admirimin tonë”, tha ai.

LFP njoftoi sot fundin e sezonit dhe dhënien e trofeut për PSG-në, në krye të klasifikimit në kohën e ndërprerjes së kampionatit.

Ky është kurorëzimi i nëntë në historinë e PSG-së dhe i treti radhazi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.