AUSTRALI – Lehtësohen masat pas uljes së numrit të rasteve me COVID-19

KANBERRA, 30 prill /ATSH-DPA/ – Australia ka filluar lehtësimin e kufizimeve kundër koronavirusit, pasi u regjistrua numër i ulët i rasteve të reja.

“Territori i Kapitalit Australian (ACT), që përfshin kryeqytetin Kanberra, është bërë juridiksioni i parë në të cilin nuk janë regjistruar me raste të reja, që pas shërimit të pacientit të fundit”, deklaroi Kerryn Coleman, shefja e shëndetësisë së ACT.

“Gjithsej në ACT, 106 persona kanë rezultuar me COVID-19, tre prej të cilëve vdiqën”, shtoi ajo.

“Gjatë natës, Australia regjistroi vetëm 10 raste të reja”, njoftoi shefja e infermierisë dhe mamisë së vendit, Alison McMillan.

“Më shumë se 3,31 milionë njerëz janë regjistruar për të përdorur aplikacionin “COVIDSafe” të krijuar nga qeveria, që është shpallur si një nga mënyrat për të lehtësuar kufizimet në të gjithë vendin”, shtoi McMillan. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.