JAPONI – Parlamenti miraton një buxhet antikrizë prej 220 miliardë euro

TOKIO, 30 prill /ATSH-AFP/ – Parlamenti japonez miratoi sot një buxhet të jashtëzakonshëm prej 25 700 miliardë jen (rreth 222 miliardë euro) për financimin e masave të ndryshme që parashikojnë të kufizojnë impaktin ekonomik të pandemisë së koronavirusit, përfshirë një ndihmë urgjente për çdo banor.

Ky buxhet duhej të rishikohej në minutën e fundit për shkak të ndryshimit të planeve nga ana e qeverisë, e cila vendosi të ofrojë ndihmë prej 100 000 jenësh (rreth 860 euro) për secilin banor në Japoni.

Qeveria kishte parashikuar fillimisht të paguante 300 000 jen vetëm për familjet që dëshmonin se të ardhurat e tyre ishin ulur nën pragun e varfërisë për shkak të pandemisë.

Sidoqoftë, këto kushte kufizuese mundësuan procedura të gjata për të marrë këtë iniciativë, ndërsa dhuna nga tronditja ekonomike si pasojë e pandemisë kërkon më shumë masa emergjente.

Kryeministri Shinzo Abe kërkoi falje për konfuzionin e shkaktuar nga kjo rrëmujë.

Kostoja totale e alokimit të shumave të parave individuale prej 100 000 jenësh u vlerësua në 13 000 miliardë jen (112 miliardë euro), gjysma e buxhetit të jashtëzakonshëm të miratuar sot./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.