SHBA – Urdhëri i Trump: Impiantet e përpunimit të mishit të mbeten të hapura

NJU JORK, 29 prill /ATSH-ANSA/- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një dekret që urdhëron impiantet e përpunimit të mishit të mbeten të hapura.

Masa pason shqetësimet në lidhje me furnizimet në ushqim pasi disa fabrika u mbyllën për shkak të rasteve të koronavirusit.

“Duke pasur parasysh përqendrimin e lartë të përpunimit të mishit dhe shpendëve në një numër relativisht të vogël të fabrikave, mbyllja e njërës prej këtyre mund të shkatërrojë zinxhirin tonë të furnizimit dhe të ketë një ndikim tek fermerët dhe mbarështuesit”, thuhet në dekret.

Trump i bën thirrje Departamentit të Bujqësisë të ndërmarrë veprime për të siguruar që impiantet e përpunimit të mishit dhe shpendëve të vazhdojnë të funksionojnë pa ndërprerje. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.