SHBA – Recesioni i parashikuar në 2020 i jep fund rritjes ekonomike që pritej në T1 2020

UASHINGTON, 29 prill /ATSH-AFP/ – Pas dhjetë viteve rritjeje të pandërprerë ekonomike, SHBA-ja do të përballet në 2020 me një recesion historik të shkaktuar nga ndikimi i koronavirusit të ri.

Publikimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto amerikan (PBB) dhe i parashikimeve të Bankës Qendrore do të japin një ide për përmasat e recesionit.

Analistët kanë parashikuar një rënie prej 4,3% në ritëm vjetor të PBB-së gjatë tre muajve të parë të vitit.

Shërbimet e buxhetit të Kongresit, CBO, një agjenci e pavarur, shprehen më pak pesimiste. Ata presin një rënie prej 0,9% në tre muajt e parë të vitit.

“Sido që të jetë, kjo rënie do të jetë maja e ajsbergut”, paralajmëroi Kevin Hassett, këshilltari ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump.

“Në muajt ​​e ardhshëm do të përballemi me rënie të tilla si asnjëherë më parë”, shtoi ai.

Që prej muajit prill është e dukshme shtrirja e dëmeve të shkaktuara mbi ekonominë amerikane nga kriza e COVID-19.

Masat masive të kufizimit për të shmangur përhapjen e koronavirusit janë marrë në pjesën e dytë të muajit mars.

Shkollat, baret, restorante si dhe të gjitha tregjet kanë mbyllur në mënyrë graduale aktivitetin e tyre.

Në pesë javë, më shumë se 26 milionë persona janë regjistruar si të papunë, gjë që nuk ishte parë ndonjëherë.

Në tremujorin e dytë, PBB-ja mund të ulet me 11,8% në raport me tremujorin e parë, që përbën një rënie me 39,6% në raport me tremujorin e dytë të vitit 2019, sipas CBO-së.

Shpejtësia dhe shtrirja e aktivitetit ekonomik është ende e pasigurtë. Lehtësimi i kufizimit do të bëhet shtet pas shteti dhe disa shtete si Xhorxhia apo Teksasi kanë  autorizuar tashmë rihapjen e tregjeve./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.