Pako ushqimore për 40 familje në njësinë 7, Gjonaj: Mirënjohje për solidaritetin e të rinjve

TIRANË, 29 prill/ATSH – A. Fortuzi/ Në njësinë 7 vullnetarët vijojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe ofrimin e shërbimeve derë më derë. Gjatë ditës së sotme u është ardhur në ndihmë 40 familjeve.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke publikuar foto nga puna e zhvilluar nga vullnetarët, falënderon të rinjtë që me përkushtim po realizojnë një detyrë në një situatë të vështirë.

“Në Njësinë 7 vullnetarët vijojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe ofrimin e shërbimeve derë më derë!”, nënvizon Gjonaj.

“Falenderoj të gjithë të rinjtë, të cilët në mënyrë të palodhur dhe me përkushtim kanë treguar solidaritet në çdo situatë të vështirë”, vijon Gjonaj.

Bashkia e Tiranës vijon shpërndarjen e pakove ushqimore në ndihme të gjyshërve  dhe familjeve në nevojë tek njësia 7. Sot u përkushtuan në këtë mision Kleji, Rina dhe Refati, të cilët kaluan pothuajse në të gjitha rrugët e njësisë, duke shpërndarë rreth 40 pako ushqimore. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.