MOSKË – Mishustin: Rusia do të zgjasë pa afat hyrjen e të huajve në vend

MOSKË, 29 prill /ATSH-DPA/ – Rusia ka zgjatur për një kohë të pacaktuar një ndalim të përgjithshëm për të huajt që të hyjnë në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit, deklaroi sot kryeministri rus, Mihail Mishustin.

Ndalimi i hyrjes, i cili përjashtonte të huajt me leje qëndrimi, ishte planifikuar që më parë që të skadonte këtë javë.

“Unë kam nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të zgjatur këtë periudhë derisa lufta kundër infeksionit të përfundojë”, tha Mishustin në komentet e bëra nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS.

Koronavirusi ka infektuar 100 000 persona në Rusi, numri më i madh se në çdo shtet tjetër, që ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.