Masat ndaj COVID-19/ AKU monitorim në subjektet ushqimore, sot u inspektuan 272 biznese

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili, ishte i pranishëm gjatë ditës së sotme në qarkun e Fierit dhe Beratit, për të monitoruar nga afër plotësimin e kërkesave ligjore dhe zbatimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 në subjekte ushqimore, në kuadër të Taskforcës anti COVID të ngritur nën drejtimin e Kryeministrit.

Gjatë ditës së sotme AKU ka kryer 272 monitorime dhe kontrolle zyrtare, ndërsa në 1 subjekt u vendos masë administrative “gjobë” për tregtim të produkteve me afat të kaluar përdorimi.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, duke theksuar rëndësinë e Taksforcës dhe rolin e veçantë që ka AKU në këtë situatë të vështirë theksoi se “që prej fillimit të kësaj pandemie, AKU ka qenë pa u ndalur në terren, në garantim të sigurisë ushqimore përmes bashkëpunimit ndërinstitucional duke këshilluar dhe marrë çdo masë të nevojshme, me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”.

/m.m//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.