GREQI – Arrijnë në 2 576 rastet e infektimit nga COVID-19, vetëm një viktimë

ATHINË, 29 prill /ATSH-ANA/ – Zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë për koronavirusin, njëkohësisht profesori i sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras, njoftoi sot për 10 raste të reja infektimi me COVID-19 në Greqi, në 24 orët e fundit dhe një rast të ri vdekjeje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 139, që nga fillimi i shpërthimit.

Ndër 139 rastet e vdekjes, 91,4 % e personave kanë patur probleme serioze shëndetësore dhe/ose mosha mesatare e tyre ishte 70 vjeç e lart.

Rreth 41 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.

Rreth 88 % e pacientëve në ICU kanë probleme shëndetësore dhe/ose janë mbi 70 vjeç.

Deri më tani, 71 persona janë shëruar./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.