Bonusi 40 mijë lekë/ Miratohet e drejta e përfitimit për mbi 80 mijë individë, deri tani e kanë marrë gati 70 mijë qytetarë

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se mbi 80 mijë individëve u është aprovuar e drejta e përfitimit të pagës financiare, prej 40 mijë lekësh, të cilët u prekën në punën e tyre për shkak të masave shtrënguese të qeverisë për të ndaluar përhapjen e infeksionit COVID-19.

Sipas DPT-së, deri tani e kanë marrë gati 70 mijë individë, ndërsa kanë aplikuar për pagën financiare në paketën e zgjeruar të ndihmës financiare mbi 92 mijë punonjës.

Deri tani janë paguar 2.8 miliardë lekë.

Në total i është refuzuar e drejta e pagës financiare vetëm 560 individëve, ndërsa janë në proces 11 511 kërkesa.
/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.