SHKENCE – Inteligjenca artificiale mëson të evolojë vetvetiu

KALIFORNIA, 28 prill /ATSH-ANSA/- Inteligjenca artificiale po evolon vetvetiu, sipas një studimi të publikuar nga studiuesit e Google, i koordinuar nga So Quoc Le.

Sipas asaj që raportohet në faqen e internetit të revistës Science, autorët e studimit, duke ndërthurur operacione matematikore, krijuan një program, të quajtur ‘AutoML-Zero’, i cili huazon koncepte nga evolucioni Darvinian, përfshirë të ashtuquajturin mbijetesë të më të fortit, për të ndërtuar programe të inteligjencës artificiale që përmirësojnë gjenerimin pas brezit.

Një përmirësim që ndodh pa udhëzime njerëzore, por duke imituar funksionimin e trurit të njeriut. Testet e para bazuar në njohjen e disa imazheve ishin pozitive. Për studiuesit, “studimi është një provë parimi, i cili mund të nisë shumë më shumë studime në të ardhmen”. /os//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.